Saturday, April 14, 2012

Faza e fundit e proves; Banoret performojne himnin e muzikes rome

Eshte koha per te vazhduar me proven e javes. Arbana shprehet se tani banoret do te performojne “Djelem Djelem”. Graciano, koreografi i shtepise u ka mesuar levizjet, te cilat do kemi mundesi t’i shohim tani. Arbana i fton banoret te dalin per tek fusha e prezanton Kafu-ne dhe grupin, te cilet do te na pershendesin me nje kenge “Bubumara” e me pas do te kendojne “Xhelem Xhelem”, te cilen do ta performojne dhe banoret. Ne oborr krijohet atmosfere festive sapo nisin tingujt e pare te muzikes. Banoret kercejne e kendojne me kengen e grupit qe performon per ta. Me pas, vjen momenti per te performuar banoret nen himnin e muzikes rome, me koreografine e Gracianos. Arbana u ben me dije banoret se ata e kane kaluar proven ne masen 50%. Se fundi, banoret ndjekin nje klip me momentet me te bukura te kaluara ne shtepi e Arbana i fton banoret te shkojne ne zonen e pishines, ku per ta ka ushqime te ofruara nga “Big Bite”.

Djemte nominojne ndryshe kete nate; Vajzat cojne Edin ne nominim

Arbana shprehet se banoret gjate gjithe javes jane marre me strategji nominimesh, duke folur me njeri-tjetrin per te nominuarit e mundshem. Por BB do ua prishe planet, sepse ajo qe do te ndodhe tani nuk ka lidhje fare me nominimet e zakonshme. Nominimet do te jene ndryshe. Arbana u kerkon djemve te dalin ne ambientin jashte shtepise, ndersa vajzat te qendrojne ne sallon. Ne ambientin jashte, gjendet nje rreth dhe 7 platforma me pishtare. Secili duhet te vendoset ne cdonjeren prej platformave. Secili nga djemte duhet te zgjedhe dy banore qe do te coje ne nominim. Per cdo banor qe nominojne, do te ndizet nje pishtar. Arbri jep emrin e Tanit duke ndezur keshtu nje pishtar per te, e po ashtu nominon dhe Gracianon. Dritani jep emrat e Arbrit e Liamit, ndersa Edi nominon Erionin dhe Arbrin, Erioni-Tanin e Arbrin, Ermali-Gracianon e Arbrin, e Graciano-Liamin e Arbrin, Liam-Tanin e Edin. Si perfundim, ne nominim nga djemte shkojne Arbri e Dritani. Arbana u komunikon vajzave se ato mund te zgjedhin njerin nga djemte per ta shpetuar nga nominimi, pervec Dritanit e Arbrit. Genta shpeton Ermalin, Gerta- Liamin, Ola-Gracianon, Franceska- Erionin. Banori qe mbetet pa u zgjedhur eshte Edi, e si i tille shkon ne nominim se bashku me Tanin e Arbrin.

Meti, largohet nga shtepia e BB; Faza e pare e proves, banoret te papergatitur

Arbana thote se tani eshte momenti per te bere te ditur emrin e dyte te banorit qe i shpeton eliminimit per sonte, e ai eshte Erioni. Se fundi, Arbana shprehet se mes Edit dhe Metit, banori qe duhet te lere menjehere shtepine eshte Meti. Me pas, eshte momenti i proves se javes. Ka qene nje jave plot ngjyra ne shtepine e BB, nje jave me muzike rome, banoret jane veshur si cigane, kane mesuar fjale rome, kane mesuar te thurin shporta, te lexojne filxhan, kane kercyer, etj. Pervec proves se javes, BB i ka ngarkuar banoret dhe nje detyre tjeter, per te cilen ata kane ndenjur zgjuar deri ne mengjesin e sotem, ne pritje qe pulat te benin veze. Ka pasur jo pak debate per kete. Arbana fton Gerten dhe Liamin ne dhomen e rrefimit, sepse duhet te kuptojme sa mire i kane mesuar fjalet qe u dha BB. Nder 10 fjale ata duhet te gjejne te pakten pese, per te fituar 50% te buxhetit. Gerta nuk arrin te gjeje asnje nga fjalet, ndersa Liami vetem dy prej tyre, keshtuqe kjo faze nuk quhet e kaluar.

Arbri i shpeton eliminimit; Rrefim me ndjenje atdhedashurie e humanizmi nga Arbri

Arbana shprehet se eshte koha per te pritur zarfin me emrin e banorit te pare qe i shpeton nominimit. Ai eshte: Arbri. Opinionisti shprehet se Arbri ka sensin e humorit dhe nje logjike shume te sakte, c’ka e kane bere qe ai t’i shpetoje nominimit. Me pas, Arbana flet per Arbin, i cili eshte nje nga banoret e rinj te shtepise, por ka arritur qe me ane te karakterit te tij te integrohet aq mire ne shtepi, saqe duket sikur ka hyre qe diten e pare. Energjia dhe protagonizmi e kane shoqeruar qe nga femijeria. Gjate kohes se luftes se Kosoves, familja e Arbrit eshte mirepritur per rreth tre muaj nga nje familje Shqiptare, familja Prespa, me te cilen ai ka nje lidhje mjaft te vecante. Arbana flet me Arbrin dhe e pyet se cfare e lidh me se shumti me Tiranen. Ai pergjigjet se ne nje moment qe nuk kane ditur kur te shkojne se bashku me familjen e tij, nje familje eshte treguar shume bujare e mikpritese me ta, c’ka ka bere qe ata te mos e ndjejne mungesen e shtepise dhe i eshte shume mirenjohes atyre njerezve. Se fundi, familja ne te cilen ka ndenjur Arbri, i ka derguar atij nje mesazh ne nje klip suprize per te, ku ata flasin me shume dashuri per Arbrin.

Nominime ndryshe kete nate; Te nominuarit konfrontohen me njeri-tjetrin

Arbana pershendetet me publikun ne fillim te kesaj mbremje dhen shprehet se me ne fund, ne shtepine e BB po shohim te krijohen “grupet”. Java qe leme pas ka qene nje jave e mbushur me ngjarje e me strategji. Te gjithe duan te sigurojne nga nje bilete per ne finale. Kete jave kane menduar edhe per nominimet, por nuk do te jete kaq e thjeshte, pasi Vellai i Madh do t’ua prishe planet, sepse nominimet do jene serish ndryshe. Arbana me pas, pershendetet me te nominuarit: Arbri, Edi, Meti e Erioni, e i fton te ndjekin nje klip me momentet me pikante te tyre gjate javes. Pas klipit banoret komentojne me njeri-tjetrin mendimet e thena. Erioni i kunderpergjigjet Edit, per ate c’ka ka thene ne klip, se Klaudja nuk ka pasur aspak te beje me sjelljen e tij, e Edi thote se deri kur ka qene Klaudja ne shtepi, Erioni ka qene me i koncentruar, ndersa pas daljes se saj, nuk ka qene me keshtu. Erioni gjithashtu ka thene per Metin se nuk po jep asgje ne shtepi, Meit i pergjigjet se dy javet e para kane pasur mardhenie shume mire, por me ardhjen e Klaudjes, Erioni eshte distancuar nga Meti, e madje as mirmengjes nuk i ka thene. Opinionisti shprehet se secili nga djemte qe do te largohet, do te prishe pune ne shtepi. Ariani pyet Metin se e kane degjuar te flase pak e te kendoje shume, ai eshte ne BB, e ndoshta duhet dicka me teper. Meti pergjigjet se ka menduar te marre nje pozicion me te distancuar me banoret. Arbrin e pyet nese ka frike nga Liami qe nuk i kthen asnjehere pergjigje apo i pelqen aleanca me te e Arbri pergjigjet se Liamin e ka lene per ne fund. Ariani e pyet Edin se cfare ka tek camet qe nuk i pelqen pasi kjo i ka bere pershtypje tek Edi e ai pergjigjet se nuk ka asgje me camet, por shprehja qe thuhet per ta eshte: “Mos i kthe krahet se te hane mbas shpine”.

Erioni kerkon keshilla nga Ermali, sesi duhet te pergjigjet gjate spektaklit

Erioni qendron me Ermalin ne oborr duke i kerkuar nje keshille. Ai kerkon nga Ermali se cfare duhet te pergjigjet kur Arbana do ta pyese perse publiku duhet ta votoje per te qendruar perseri ne shtepi e po ashtu po t’i thone se ai ka fjetur shume gjate javes. Ermali pergjigjet se Erioni duhet te thote se i premton publikut qe nuk do te ndryshoje karakter, e t’i kerkoje t ndihmojne me vota pasi ai eshte nje person i dashur e i qete pasi per shoqerine ky eshte nje mesazh pozitiv, duke shtuar se ai nuk e ka ngritur zerin asnjehere e nuk ka krijuar polemika. Erioni shprehet se e ka te veshtire t’i bashkoje te gjitha keto fjale. Erioni kerkon dhe nje here nga Ermali qe ta formuloje fjaline nga fillimi ne fund per te ditur si te pergjigjet. Ermali shprehet se Erioni duhet te thote qe mangesia e tij eshte qe nuk i kupton mire shakate e nuk di te shprehet mire, pasi ka jetuar jashte e ka mangesi, por kete gje nuk ka dashur ta perdore ne cdo rast. Erioni shprehet se i vjen inat me veten qe nuk shprehet dot mire ne Shqip. Ai shton se do te thote se nuk e rendesishme te bertasesh ne nje ambient qe te jesh komunikues i mire. Ermali e keshillon te thote se eshte qetesia e tij qe e ben te duket pasiv.

Arbri-Erionit: “Nuk mendoj se del ti”; Franceska-Tanit: “Nomino ata qe jane te padobishem”

Arbri bisedon me Erionin e i thote qe nuk mendon se do te largohet Erioni, e nuk e mendon dot ate te eliminuar. Ndersa per Metin e Edin, i duket njesoj, shton Arbri. Me pas, banoret mblidhen ne dhomen e gjumit e nder te tjera ata flasin dhe per nominimet dhe thashethemet e bera gjate javes. Franceska shprehet se kete jave nuk eshte marre me thashetheme, e banoret duhet ta besojne kur e thote kete gje. Graciano thote me shaka: “Une jam marre pak me thashetheme te them te verteten”. Erioni shprehet se po te mos largohet nga loja sonte, nuk do te dije ke te nominoje. Franceska, Tani e Graciano pohojne te njejten gje, e thone se nuk e dine ke do te nominojne e cfare arsyeje do te japin. Tani mendon se ke mund te nominoje e Graciano i thote se duhet te jape ate person qe ka me larg, ndersa Franceska i thote se duhet te kandidoje ate person qe e mendoje te padobishem ne shtepi, pasi me ata qe grinden, u duhen ne shtepi. Genta shprehet se Arbri i ka thene Ermalit se do ta mbaje dhe disa jave ne shtepi, pasi i duhet, e kjo gje e ka bere per te qeshur. Franceska shprehet se Arbri po qendron kot ne shtepi, pasi po i japin ata rendesi e shton se nese nuk largohen Meti ose Erioni, do t’i nominoje perseri. Se fundi, Franceska shprehet se me Gerten do te jene mike te mira jashte, pasi ngjasojne ne shume gjera. Ajo shton se zenkat mund t’i kene afruar me shume ato te dyja.